Në ditën e Bajramit, 150 familje në Thumanë do të marrin çelësin e shtëpive të rindërtuara në Thumanë. Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në ceremoninë e dhënies së shtëpive, ku inspektoi edhe disa prej banesave. Një banori i Thumanës i kushtoi Ramës një letër mirënjohje për punën e bërë në Thumanë, madje ai i vendosi notën 10, duke e cilësuar si një punë të mrekullueshme.

Pjesë nga biseda:

Rama: Mirë ka dalë e?

Qytetari: Shumë mirë ka dal

Rama: Vetëm për t’iu përshëndet…

Qytetari: Një minutë do ulesh se kemi traditën tonë….

Qytetari: Shumë i nderuar zoti Rama, kryetari i bashkisë Krujë. Jam i gëzuar të marr çelësat e shtëpisë nëpërmjet jush, programi i rindërtimit ka qenë fantastik që e ka kthyer Thumanën në një qytet të bukur dhe turistik. E vlerësojmë se qeveria bashkë me donatorët e fitoi botërisht betejën me tërmetin duke marrë notën 10. Rama është treguar burrë shteti bashkë me anëtarët e qeverisë dhe kryetarin e bashkisë Krujë kanë qenë gjithmonë pranë nesh në Thumanë. Faleminderit kryeministër, ju i keni fituar zemrat tona dhe ne jemi mbështetja juaj për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Rama: Për ta bërë Shqipërinë si Thumana. Në fillim nuk e ke besuar!

Qytetari: Kur u ndërtuan, nuk me pëlqen, por kur u rrethuan e bënë më gjitha kushtet, jam shumë i kënaqur