Nga brigjet e kaltra në perëndimet më mahnitëse, revista “The Guardian” ka përgatitur një listë me destinacionet më të mira për të pushuar gjatë kësaj vere.
Me Italisë, Greqisë dhe Spanjës, nuk mund të mungonte as “diamanti blu” i Ballkanit Perëndimor, Shqipëria. Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash, bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare.