Mëngjesi i sotëm e ka gjetur sërish Ukrainën në vuajtjet e luftës. Kanë kaluar 70 ditë që kur Rusia nisi bombardimet dhe sulmet në Ukrainë dhe si duket kështu do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
Bjellorusia,nga ana tjetër, po zhvillon stërvitje ushtarake në veri të Ukrainës. Ministria bjelloruse e mbrojtjes pretendon se lëvizjet janë në një përpjekje për të testuar gatishmërinë e tyre luftarake, gjë që mund të jetë një shqetësim për palën ukrainase edhe pse ministria e mbrojtjes Bjelloruse e mohoi një gjë të tillë. Javët e fundit është pretenduar se një seri raketash që goditën veriun e Ukrainës dukej se vinin nga përtej kufirit Bjellorusi.
Tre raketa ruse kanë goditur termocentralet në perëndim të Ukrainës duke lënë kështu pa energji elektrike një pjesë të mirë të vendit. Ndërkohë një kolonë autobusësh u largua nga porti jugor i Mariupol mëngjesin e sotme në një përpjekje për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar. Evakuimi, i konfirmuar nga guvernatori i Donetskut, u koordinua nga Ukraina, OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Autobusët po niseshin për në qytetin e kontrolluar nga ukrainas të Zaporizhzhia, tha Pavlo Kyrylenko. Është e paqartë nëse ndonjë nga këta njerëz ishte nga fabrika e çelikut Azovstal, ku mendohet se kanë mbetur qindra civilë dhe deri në 2000 luftëtarë ukrainas.