Rritja e frikshme e çmimeve të hoteleve, shtëpive, por edhe e biletave të avionit në prag të fianles së Conference League, Roma – Feyenoord, që do të zhvillohet në “Air Albania” është kryefjalë në Shqipëri.
Gazetari Gjergj Stefa deklaroi në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “TV Ora”, se mënyra e komentimit është abuzive, pasi ky fenomen ndodh në të gjitha vendet e botës
RRITJA E ÇMIMEVE – “Ka çmime që janë mbi të zakonshmet në hoteleri dhe kjo është normale. Sa herë që ka një finale të këtij niveli, në çdo vend të botës shtohen me 7 apo 10% shërbimet. Nuk është dëshira e pronarëve shqiptarë për të abuzuar. Por kur kërkesa është e lartë, oferta i përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Ky është algoritmi që ne na ndjek në gjithë jetën tonë”.
ABUZIMI – “Nëse dëshiron të shkosh në Kretë në muajin dhjetor, mund të jetë bileta me 30 euro. Por nëse shkon në 1 gusht, është 10 herë më e shtrenjtë. Ky nuk është abuzim kombëtar, madje as abuzim në vetvete. Nuk e kuptoj këtë reagim në media, ne kemi qenë vetë në Itali për finale apo për Vit të Ri, e kemi paguar sa “qimet e kokës”.