Një aksident tragjik ka ndodhur në perëndim të Ukrainës, ku pas përplasjes së një autobusi me një makinë dhe një autobot e shpërthimit në flakë, kanë mbetur të vdekur 26 persona, ndërsa janë plagosur 12 të tjerë.

Aksidenti, i cili ndodhi në rajonin e Rivne, përfshiu një autobus me destinacion Poloninë, i cili transportonte 34 pasagjerë, ndërsa nuk dihet nëse pasagjerët ishin vendas që po tentonin te largoheshin nga lufta.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi për aksidentin e rëndë duke shprehur ngushëllime familjarëve.