Partia Demokratike do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të PD. Në selinë blu kanë nisur të vijnë deputetët e PD, konkretisht Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Merita Bakiu, Oriola Papmuri, Lindita Metaliaj, Sajmir Koreshi, Kastriot Piroli, Dashnor Sula, Zheni Gjergji si dhe Selaudin Jakupllari.
Në një mesazh drejtuar deputetëve, Kreu i Grupit, Enkelejd Alibeaj njofton dje se mbledhja do të zhvillohej ditën ne sotme në selinë blu në orën 17:00, mbledhje kjo e para pasi u vendos shkarkimi i tij. Ky njoftim erdhi fill pas deklaratës te deputetit Ervin Salianji, i cili ne nje status ne Facebook e konsideroi të palogjikshme diskutimin e uljes me kryeministrin Rama për zgjedhjen e Presidentit teksa PD ka 3 muaj qe nuk ulet per te diskutuar.
“Përshëndetje! Nesër në orën 17:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Faleminderit!”, thuhej ne mesazh. Kujtojme se kjo mbledhje vjen pak dite nga Kuvendi i 30 prillit i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ku u zgjodh edhe Këshilli i ri Kombetar.