Avioni special i Vladimir Putinit ‘Doomsday’ është parë duke fluturuar rreth Moskës ditët e fundit. Një video e postuar në media tregon momentin e fluturimit të avionit, raporton DailyMail. Zyrtarët rusë kanë këmbëngulur se avioni do të shfaqet në paradën vjetore të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq dhe është i përfshirë në ‘prova’ për shfaqjen.

Avioni gjigant i epokës sovjetike , pa dritare përveç kabinës dhe i njohur si “Kremlini Fluturues” nuk është parë në një përkujtimore të Ditës së Fitores duke shënuar humbjen e Hitlerit dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore që nga viti 2010. Avioni special i Vladimir Putinit “Data e Kijametit” i cili e lejon atë të vazhdojë të sundojë Rusinë gjatë një lufte bërthamore është parë duke fluturuar rreth Moskës. Zyrtarët rusë kanë këmbëngulur se avioni do të shfaqet me një kalim të ulët në paradën vjetore të Ditës së Fitores të së hënës në Sheshin e Kuq Rishfaqja e tij është një shenjë që Putin dëshiron t’i dërgojë një mesazh paralajmërues Perëndimit. Il-80 Maxdome do të shoqërohet nga dy MiG-29 ndërsa fluturon ulët mbi Katedralen e Shën Vasilit.