Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka inspektuar rrugën e Rinasit, ku tha se qarkullimi i automjeteve do të kthehet me dy sense lëvizjeje.
Ajo tha se situata e krijuar me një sens lëvizje do të ishte e përkohshme, deri në përfundim të rrugës së re, e projektuar për në muajin korrik.
Balluku tha se ka fluks të shtuar në këtë segment rrugor, e kësisoj, i bëri thirrje drejtuesve që vijnë nga Veriu i vendit të përshkojnë 2 akse alternative, si kthesën e Kamzës dhe atë të urës së Vorës.
Drejtori i ARRSH: Kemi fluksin e trafikut nga kthesa e Kasharit. Vjen deri në korsinë e daljes, 200 metra e gjatë. Bashkohet me rrugën ekzistuese dhe vazhdon fluksin e lëvizjes vetëm me një drejtim. Pjesa e trafikut që nuk shkon në aeroport por shkon drejt Ahmetaqit apo veriut vazhdon rrugën në këtë korsi dhe del te rrethrrotullimi drejt Vorës. Kushdo që vjen nga rruga e re që do të ndërtohet vjen në daljen afër kullës kontrollit merr djathtas dhe del para parkingut të aeroportit. Kemi nisur dje procedurën për të miratuar zgjidhjen e re. Do fillojmë procedurat dhe brenda korrikut kemi të përfunduar aksesin e ri nga rruga Kthesa e Kasharit-Ahmetaq drejt aeroportit
Balluku: Nga studimi që kemi bërë, ndërkohë që behej gara për Aeroportin e Vlorës të dhënat i kemi marrë nga Aeroporti i Tiranës. Çdo qytetar që udhëton shoqërohet nga 2.5 persona të tjerë. Sot trafiku, në fillim të muajit maj dhe në fund të muajit prill ka pasur trafik të shtuar. Në Rinas ngrihen 104 avionë në ditë, që do të rriten më shumë gjatë verës. Janë më shumë se 15 mijë udhëtarë gjatë ditës. Nëse do e shumëzonin me 2.3 numrin e qyqarëve që përcjellin pasagjerët, fluksi shkon rreth 30 mijë pasagjerë që i afrohen aeroportit. Këto janë fakte që kanë ndikuar në rritjen e fluksit. Kemi parë se nga vjen fluksi. Element i shtuar është edhe Universiteti Epoka ku parkojnë rreth 500 makina në ditë. Pra jo rrugë është ndërtuar nga koncensionari vetëm për të aksesuar Aeroportin e Rinasit. Kjo rrugë është në shfrytëzim për Aeroportin e Rinasit. Këtu, udhëtarët humbën avionët e tyre dhe patëm ankesa. Edhe ankesat nga komuniteti janë të kuptueshme. Detyra jonë është që të akomodojmë shqetësimet e banorëve të zonës, por edhe pasagjerëve. Ndërkohë ajo që kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve është që të përdorin dy akseset e tjera. Mos e frekuentoni rrugën e Rinasit, që sot rikthehet me dy korsi. Automjetet që i drejtohen Veriut duhet të përdorin rrugën te kthesa e Kamzës dhe Vorën. Edhe njëherë theksoj që gjithçka zgjidhet nëse ka bashkëpunim. Ata që i drejtohen Veriut të përdorin kthesën e Kamzës dhe Vorën. Përdorni dy daljet e tjera, atë që del në drejtim të Kamzës dhe atë që aksesohet nga ura e Vorës.