Shqipëria do të firmosë sot marrëveshjen e bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
“Do përpiqem të flas sa më shkurt se së bashku me fondacionin në orën 5 e gjysmë të gllabërojmë dhe Teatrin e Opreas, Butrintin e gllabëruam siç e dini, stadiumin Qemal Stafa mbase se dini por e kemi gllabëruar dhe shumë akte të tjera nga këto që do dalin në dritë ditët në vijim.
Sot jemi për të filluar një proces transformues që është pjesë e revolucionit tonë dixhital që u nxit nga nxënësit me të cilët patëm komunikim intensiv të koordinuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, lidhur me domosdoshmërinë e çuarjes në një nivel tjetër të laboratorëve të informatikës, duam të shkojmë drejt plotësimit të të gjithë laboratorëve, por kërkon financë dhe njohje të procesit.
Nesër do lancojmë programin e kodimit, të mësuarit të kodimit për nxënësit e arsimit parauniversitar. Do filloj me numra relativisht të vegjël, por duam ta kthejmë në një lëvizje rinore. Të dyja këto punë shkojnë paralelisht dhe çfarë po bëjmë me fondin për piramidën që do të hapi dyert duke u transformua në qendrën më të madhe të inovacionit dhe për tu bërë streha për të rinjtë që do shkojnë më tutje në fushën e teknologjisë”, tha Rama.
Home Lajme Aktualitet Bashkëpunimi me fondacionin “AADF”, Rama: Nesër do të lancojmë projektin e ri,...