Ministri gjerman për Çështjet Ekonomike Robert Habeck tha se pas 2 muajsh punë Gjermania është gati për embargon ndaj gazit rus.

Ai sqaroi se një vendim i tillë do të ketë pasoja, por kurrsesi nuk do të ndikonte në tërësinë e ekonomisë së vendit.

“Me një embargo të naftës ruse do të kishim një problem lokal dhe padyshim një rritje të çmimeve dhe ndoshta zinxhirët e furnizimit nuk do të ishin të sigurt, por nuk do të ndikonte në ekonominë kombëtare në tërësi. Kështu, pas dy muajsh punë, mund të them se Gjermania nuk është kundër një embargoje të naftës ndaj Rusisë. Është e qartë se është një ngarkesë e rëndë për t’u përballuar, por ne jemi të gatshëm ta bëjmë”, tha ai.