Joe Biden dhe liderët e G7 do të zhvillojnë sot videokonferencë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbajë videokonferencën e tretë që nga fillimi i vitit me partnerët e tij, njoftoi Christine Hoffman duke theksuar se 8 maji është një datë historike që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Do të flitet për çështjet aktuale, vecanërisht situatën në Ukrainë. Presidenti ukrainas Zelensky do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën në vendin e tij. Të mërkurën, presidenti i SHBA Joe Biden se ishte “i hapur” për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe do të diskutonte masat me aleatët nga G7 në ditët e ardhshme.

Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara përbëjnë grupin e 7 vendeve të zhvilluara ekonomikisht.