Një grua 76-vjeçare me të dashurin e saj 19-vjeçar është bërë virale, teksa ka postuar video dhe foto nga romanca e tyre në TikTok. Shprehja se dashuria e vërtetë nuk njeh moshë duket se vlen për çiftin nga Italia, pasi janë duke jetuar romancën e tyre me diferencë prej 56 vitesh.
Djaloshi Giuseppe D’Anna, 19 vjeç e ka shokuar rrjetin pasi zbuloi se i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij, e cila është 76 vjeç. Në një klip, që është parë mbi 16 milionë herë në rrjetet sociale, i riu shihet duke u ulur në gjunjë dhe tullumbace të mëdha në formën e një zemre shoqërojnë pamjes pas tij, teksa ai i propozon të dashurës.foto galeri foto galeri
“Premtimi ynë”, shkruhet krahas videos virale, ndërsa në një prej fotove Giuseppe shoqëron bashkëshorten e tij të ardhshme, e cila mban në duar një trëndafil. 19-vjeçari, gjithashtu ka ndarë me ndjekësit një imazh të një unaze mahnitëse. “Dhe ky është vetëm fillimi i një serie të gjatë”, thotë ai pavarësisht reagimit të ndjekësve që i komentojnë se e moshuara është në moshën e gjyshes së tij, raporton The Sun.