As 10 minuta pas hapjes së regjistrimeve për të provuar fatin për finalen e Tiranës, 9 mijë kërkesa menjëherë mbërritën në portalin e UEFA-s nga tifozët e Romës.

Nga 21 mijë tifozë që do të jenë të pranishëm, u rreshtuan menjëherë 9 mijë tifozë për të shkuar në stadiumin e Tiranës më 25 maj. Roma po përpiqet të bëjë gjithçka për tifozët e tyre, para së gjithash, ata të abonuarit.

Mes tyre, do të jenë edhe 166 të pranishmit në humbjen e Bodos (6-1, në tetor), të cilëve do t’u jepet bileta falas për në finale: një gjest simbolik, i bukur për besnikët.

Detaje të vogla që e afrojnë klubin edhe më shumë me tifozët dhe nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga mbështetësit e tjerë, të cilët në rrjetet sociale kanë nënvizuar ndryshimin e ritmit të Romës në vitin e fundit.