Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vend. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur si të infektuar 41 qytetarë.
Nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk ka humbur asnjë pacient jetën nga virusi. Sa i takon të shëruarve ato janë 31 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 261.
Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e ministrisë.