Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë Tiranën, në kuadër të një turi takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të vendoset tek integrimi i rajonit në Bashkimin Europian.
Në Tiranë ai do të zhvillojë takim me kryeministrin Rama dhe ministren Olta Xhaçka, ku pritet të diskutohet për nisjen e disa projekteve të përbashkëta në fushën energjetike apo projekte infrastrukturore.
Me interes pritet të shihet nëse do të preket edhe çështja e Detit, për të cilën dy vendet janë dakordësuar për ta zgjidhur në Gjykatën e Hagës, por deri në këto momente nuk janë bërë hapa konkret.