Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip” Beatrix Ramosaj ka qënë vazhdimisht në vëmendjen e publikut dhe madje është gjykuar tepër ashpër për veprimet e saj. Mesa duket këto komente e kanë mërzitur mjaft këngëtaren dhe ajo publikoi një video ne Instagram, duke adresuar bullizmin që i është bërë nga njerëzit në internet. Në video ajo u shpreh se tre muajt e fundit është abuzuar shumë me emrin e saj dhe nuk ka dashur asnjëherë që ajo dhe personat që e mbështesin të bullizohen. Këngëtarja këtë video e ka bërë edhe si një mesazh për vajzat e gratë, ku shprehet se nuk duhet ta pranojnë dhunën përshirë edhe atë “online”.
Tanimë në lidhje ne këtë temë ka folur edhe Donald Veshaj në emisionin e tij më të ri duke u shprehur indinjatën e tij për njerëzit që bëjnë komente negative dhe lënduese duke i quajtur me ironi “filozofë që dinë cdo gjë”.
“Nëse unë bëj gabim ata nuk e pranojnë, kërkoj falje për gabimin, ata nuk e pranojnë. Unë mendoj se secili nga ne është i lirë të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet. Të lidhesh është gabim, të qeshësh është gabim, të qash është gabim, të ndahesh është gabim. Për ata je një gabim i gjallë. Kujdes nga ata, nuk të duan por të ndjekin, duan të të injorojnë ama të komentojnë. Ata të mësojnë se si është dashuria, ku vetë ata gabojnë dhe tradhtojnë”-u shpreh ai.