Enkelejd Alibeaj ka bërë lëvizjen e radhës. Deputeti demokrat, që gjykata e njeh si kryetar të komanduar, por që Sali Berisha e ka shkarkuar edhe nga posti i kryetarit të grupit ka nisur turin e takimeve në bazë.

Pak ditë pasi kuvendi kombëtar i 30 prillit e shkarkoi, Alibeaj ka zbritur në terren për të takuar demokratët.

Turin e ka nisur nga Ballshi, ku duket duke biseduar me një grup demokratësh për të vazhduar më pas me qytete të tjera.

PD aktualisht është e ndarë në tre grupe, pro Berishës, kundër tij dhe neutralët. Ndërkohë që turin e takimeve nëpër Shqipëri e vazhdon edhe Lulzim Basha.