Një prej negociatorëve të ekipit ukrainas në bisedimet me Rusinë, Mykhaylo Podolyak iu përgjigj deklaratave të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov i cili ishte shprehur se edhe Moska po kërkon denazifikimin e Ukrainës me luftën e saj në këtë vend.

Gjatë një interviste ku u evidentua fakti se presidenti ukrainas është hebre, Lavrov tha se prejardhja e Zelensky nuk ka rëndësi sepse sipas tij, edhe Adolf Hitleri kishte gjak hebre.

Ndihmësi i Presidentit Zelensky, Podolyak përmes një postimi në Tëitter, akuzoi Moskën se po përpiqet të “rishkruajë historinë” në mënyrë që “të justifikojë vrasjet masive të ukrainasve”.

Ndërkaq, në mediat sociale janë shpërndarë imazhe ku tregojnë kadetët rusë duke kryer ushtrime të veshur me shirita në krahë që të kujtojnë ushtarët nazistë.

Megjithatë, agjencia e lajmeve Radio Evropa e Lirë shkruan se disa nga imazhet që po shpërndahen janë të vjetra.

Ai shton se shiritat në krahë duket se mbahen vetëm për të ndihmuar ushtrimet stërvitore – dhe zakonisht nuk shihen në paradën vjetore të 9 majit të vendit që feston fitoren ndaj Gjermanisë naziste.