Na ndajnë vetëm pak minuta nga startimi i finales së Conference League në “Air Albania” dhe ekipi i Romës ka prekur fushën e blertë të stadiumit.

Të drejtuar nga tekniku i tyre Zhoze Murinjo, lojtarët verdhekuq kanë përshëndetur tifozët, ndërsa portugezi ka dhuruar dhe show duke i shkelur syrin fansave të tij.