Ambasadorja amerikane e akredituar në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar për marrjen e detyrës gjeneralin Gen Cavoli, i cili është emëruar komandat suprem i forcave të NATO-s për Europën, i cili zëvendëson në këtë detyrë gjeneralin Wolters.

Si Wolters ashtu edhe Cavoli kanë qenë në Shqipëri cvitin e kaluar në kuadër të stërvitjes së NATO-s në vendin tonë “Defefender Europe 2021”.

Ambasadorja amerikane ka postuar foton me dy gjeneralët të cilët ishin në vebndin tonë vitin e kaluar.

Postimi i Kim në twitter:

Pikërisht një vit më parë, këta dy gjeneralë ishin në 🇦🇱 për të nisur #DefenderEurope2021. Komanda e forcave të #NATO-s është vendosur të kalojë nga zotëria në të djathtë te zotëria në të majtë. Faleminderit dhe respekt të thellë për gjeneralin Wolters për shërbimin e tij të shquar ndaj 🇺🇸 & @SHAPE_NATO

Urimet më të mira për GEN Cavoli teksa merr një nga punët më të vështira në një moment sfide të rëndësishme për mbrojtjen dhe sigurinë tonë kolektive. Mezi presim të punojmë së bashku për të forcuar më tej 🇺🇸🇦🇱 bashkëpunimin si aleatë të #NATO-s. #NeJemiNATO