Profesorë, gazetarë dhe studentë të dhjetorit 90’ kanë mbetur jashtë Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa vendin e tyre e kanë zënë të afërm dhe familjarë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Vetë Sali Berisha është automatikisht anëtar i Këshillit Kombëtar, pasi mban postin e deputetit, por në listë nuk mungojnë as njerëz të afërt të tij, si dhëndrri Jamarbër Malltezi, nipi Sevalgon Berisha, kushëriri Mal Berisha, kushërira tjetër Fjoralba Dizdari, mbesa Mimoza Hajdarmataj deri te nuni Bujar Vukaj dhe sekretarja e tij Valdete Vorpsi.
ndërkohë që 95% e studentëve të dhjetorit 90’ si Ardi Stefa, Agim Parllaku, Arben Sulo, Ajet Ramce, Ervin Shvarc, Dritan Kociaj, Sokol Allaraj, Spiro Cura dhe Nesti Kiri kanë mbetur jashtë, vendin e tyre e kanë zënë fëmijë të politikanëve që njihen për besnikërinë e treguar ndaj Berishës.
Kështu, gazetari Fahri Balliu ka arritur të fusë të dy fëmijët e tij, Klevis dhe Megi Balliun.