Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i cili do të garojë përballë ish-kryeministrit Sali Berisha e ka ndalur fushatën e tij elektorale në Laç.
Gjatë një takimi me përkrahës të tij, Elezi ka bërë takime në degën e PD-së në Laç, ku si për ironi qëndron edhe fotoja e ish-kryeministrit Berisha.
Fotoja në fjalë qëndron e varur në mur.
Kujtojmë se zgjedhjet për kryetar të PD-së janë parashikuar që të mbahen më 22 maj.