Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare.
Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb.
Më poshtë postimi i plotë i Ramës:
Ju uroj një mbrëmje të bukur krenarie, pasi Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”, një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit, me aktorët më në zë.
Kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, vizitoi jugun e Shqipërisë, ku u njoh nga afër me iso-polifoninë shqiptare, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, si edhe me tingujt e fyellit dyjar që u shndërruan në burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan.










