E njohur tashmë si e dërguara e kreut te Rithemelimit Sali Berisha, prane ish presidentit Donald Trump dhe zv.presidentja në hije e SHBA-së Evi Kokalari, ka pozuar sot me një filxhan ku është i stampuar Sali Berisha.
Ajo ka ngritur një dolli shëndeti për kryetarin e Foltores i cili ka premtuar se do sjellë ndryshimin e madh dhe një frymë të re pas 32 vitesh në politikë.
Krah këtij projekti madhor qëndron edhe Kokalari e cila me pozën e sotme duket se beson fort te bestytnitë se po të pish nga ai filxhan, suksesi është mëse i garantuar.
Të njëjtin besim duket se kanë pasur edhe ata që pinin nga filxhani ku ishte i stamposur ish diktatori Enver Hoxha ku një filxhan me portretin e tij konsiderohej si një aset mbi bufe.
Ndërkohë, nuk dihet ende reagimi i aleatëve të Berishës në LSI duke qenë se filxhanin e kanë shndërruar prej kohësh në simbol të sakrificës për fitore.