Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka prezantuar sot nismën e re të qeverisë të quajtur “art me hapësirat publik”. Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja u shpreh se fati i hapësirave publike do të përcaktohet me një konkurs.
Margariti deklaroi se ky projekt madhor sjell një gërshetim jo vetëm të veprave, por edhe të ndërhyrjeve në infrastrukturë.
Sipas saj, nisma do të bëhet publike e plotë së shpejti në një konferencë me kryeministrin Rama.
“Sot kaluam vendimin mbi përcaktimin e procedurave për projektet artistike. Një vendim i kërkuar nga ministria për ti hapur një nisme të re qeverisë shqiptare, ajo që është quajtur art me hapësira publike.
Ky projekt madhor sjell një gërshetim jo vetëm të veprave, por edhe të ndërhyrjeve në infrastrukturë.
Kjo nisme e re do të sjellë një gjenerim të ri sit ë artit edhe të hapësirave urbane.
Vjen si një nevojë e mbështetjes së skenës së pavarur. Do të jetë një konkurs ajo që të përcaktojë fatin e hapësirave publike ose të pikave kyçe të rëndësishme të gërshetimit të infrastrukturës së madhe rrugore.
E kemi bërë këtë nismë në vazhdën e disa kërkesave edhe në vizionin e programeve evropiane. Kjo vjen pas javëve të kulturave ndërkombëtare. Ashtu si mbështetje për banorët e qendrave historike me bonus. Janë nisma që bëjnë bashkë faktorin e artit dhe të kulturës.
Në ditët në vijim do të ngremë një juri ndërkombëtar, unë i kam kërkuar kryeministrit që të shpallim këtë nismë së bashku me një konferencë për shtyp”, u shpreh ministrja.