Garda e Republikës do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë. Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, marrja në mbrojtje e këtyre institucioneve është pjesë e planit të masave.
Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku edhe do të jetë përqendrimi më i madh i tifozëve.
Finalja e Conference League do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, mes Romës dhe Feynoord.