Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit. Me anë të një postimi në Facebook, ministrja Spiropali shkruan se sado të ndryshëm të dukemi, përpara Zotit jemi të gjithë njësoj. Ministrja thotë se Fitër Bajrami është një festë që dëshmon çdo herë se besimet e ndryshme nuk na ndajnë, por na bashkojnë.
Postimi i ministres Elisa Spiropali:
Gëzuar Fitër Bajramin! Gëzuar ditën që na kujton se sado të ndryshëm dukemi, para Zotit të gjithë njësoj jemi. Gëzuar këtë festë të bukur që dëshmon çdo herë se besimet e ndryshme nuk na ndajnë, por na bashkojnë. Bekime dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja!
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin, dita pas mbarimit të një muaji të gjatë sakrifice, atë të Ramazanit. Në Tiranë, si kudo në botë, mijëra qytetarë falën Namazin në sheshin Skënderbej, pavarësisht reshjeve të shiut. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.