Kryeministri Edi Rama ja uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajrami. Kreu i qeverisë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka zgjedhur një foto nga xhamia e re në Mullet për të përcjellë urimet e tij për besimtarët.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me pamjet e bukura të Xhamisë së re në Mullet, uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit”, shkruan Rama.

Pas një muaji agjërim, mijëra besimtarë myslimanë mbushën mëngjesin e sotëm sheshet e qyteteve të vendit për të falur namazin e Fiter Bajrami.