Tifozët e dy ekipeve që do të ndeshen në Tiranë në finalen e Ligës së Konferencës vijojnë të vijnë në Shqipëri edhe gjatë ditës së sotme. Kryeministri Edi Rama ka publikuar albumin me foto të tifozëve që kanë zgjedhur të vijnë me traget nga Durrësi apo edhe me fluturime nga Rinasi.
“Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales europiane, sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, që mban në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas&Durrës dhe natyrisht në Tiranë. Gjatë ditës së sotme priten mbi 20.000 vizitorë të tjerë,” shkruan Rama.