Edhe pse doli sot për të ndezur qirinj për një jetë të cilën e konsideron se e mori shteti, për atë të Ilvi Metës që u vetëvar në Komisariatin e Kavajës, Sali Berisha kishte vetëm gënjeshtra dhe akuza në protestën homazh që organizoi vetë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke hedhur akuza të forta për policinë dhe qeverinë tha se këtu të rinjte futen të gjallë në qeli dhe dalin me arkivol. Report Tv e pyeti z. Berisha pse nuk ka pasur asnjë pendim apo qiri për 4 të vrarët para zyrës së tij 21 janarin e vitit 2011.

Pyetjes së gazetares Rovena Cerka, Berisha iu shmang menjëherë duke shkuar tek një tjetër ngjarje kriminale në qeverisjen e tij, ajo e Gërdecit. Berisha vazhdoi sërish me gënjeshtrën se protestuesit e 21 janarit kishin qëlluar me plumba: ”Kanë humbur jetën 4 njerëz në një demonstratë që po gjuhej me plumba drejt kryeministrisë” tha. Pastaj ngatërroi vrasjet dhe foli për Gërdecin, ngjarje për të cilën nuk u pyet. Tashmë i çoroditur filloi sulme me gënjeshtra pa lidhje ndaj Report Tv dhe gazetarit Carlo Bollino që e etiketoi si ”anëtar i bandave kriminale”.