Deputetja e PD-së, Grida Duma ka ndarë në rrjetet sociale një moment të fundjavës së saj. E veshur sportive, Duma ka publikuar një video në Instagram përmes së cilës ka një këshillë për gjithë qytetarët.

Ajo iu drejtohet qytetarëve duke thënë se duhet të gjejnë kohë për vetë, pasi nëse nuk çlirojnë energjitë e grumbulluara nuk do të munden të punojnë dhe të zgjidhin problemet që kanë.

“Ndoshta është e para e shtunë që ka këtë aromën që po sjell Pranverën e vërtetë, atë aromën ku ne e ndjejmë që në shtëpi është më ftohtë se jashtë dhe ka një dispranvere-vere. Se tani dhe stinët kanë ndryshuar. Pse mos ta ndaja këtë moment me ju, për një meditim të vogël. Për tju thënë dy gjëra të thjeshta të çtensionuara jashtë politikës. Jashtë zhurmës, kaosit, jashtë gjërave gjoja shumë serioze që ndonjëherë janë pateotizma.

Merr kohë për vete lëri justifikimet me 100 gjera të vogla, pasi është një duhet e madhe, për të marrë kohë për vete. Për të marrë kohën qoftë dhe për ecje, për biçikletë apo për të dëgjuar muzikë. Pasi është një e mirë që të ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Nëse mbingarkohesh dhe nëse nuk çlirohesh nga tensionet do të thotë që nuk ke zgjidhur problemin më të madh që zgjidh tjerat. Duhet të jesh ti mirë që gjërat ti bësh mirë”, tha Duma në këshillën e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)