Një rekord guinnes vendoset në Shkodër. Safet Plangaj, i riu nga Shkodra ka thyer sot rekordin botëror guinnes për demonstrim force në kushte ekstreme për personat me aftësi të kufizuar.
Ai ka zgjedhur Kalanë Rozafa, për ta kthyer një feste sportive këtë ngjarje që nuk i përket vetëm Shkodrës por mbarë Shqipërisë. 21 pompa, duke thyer rekordin prej 10 pompash. Plangaj shprehet i emocionuar për këtë ngjarje dhe për sakrificën tij
“Është një ditë shumë e veçantë për mua se kam dy emocione dhe nuk mundem t’i ndaj. Emocioni i parë është që jeni ju këtu dhe emocioni i dytë është rekordi guunies. Doja të falënderojë profesor Eljon për mbështetjen që më ka dhënë për këtë organizim të madh që kam bërë. Të vazhdojmë të gjithë të merremi me sport se kjo është rruga më e mirë dhe më e bukur që ekziston. Është shumë e vështirë se duhet shumë punë, nuk është një vit edhe dy vite. Ka pothuajse 5 vite që e kam mëndu, por dy vitet e fundit i jam përkushtuar më shumë për ta arritur këtë ditë sot. Kam marrë një kërkesë me marr pjesë në lojërat olimpike dhe kemi shumë plani me profesor lejonin dhe ishalla i realizojmë kemi për të bërë shumë gjera të bukura”, tha Plangaj.
Plangaj është trajnuar nga trajneri i njohur në Shkodër, Eljon Puka i cili shprehet se ky është modeli qe duhet ndjekur….
“Kam shumë emocione, një garë dhe perfomancë e tillë është për t’u vlerësuar nga të gjithë. Ky është motivimi jonë, shembulli ynë më i mirë, shpresojmë që të shtohen sa më shumë shembuj tillë. Safeti stërvitet shumë, mundohet me ndjek çdo seanacë. Jemi shumë të kënaqur se ka vullnet të hekurt de sot e demonstroi më së mirë. Është një festë që kemi marrë sefundimi, duhet punë shumë më e madhe se garat paraolimpike ka një përgjegjësi më të madhe. Shpresojmë të bëjmë më të mirën si gjithmonë”, shprehet Eljon Puka, trajner.
Tashmë gjithçka është dokumentuar dhe materiali do t’i dërgohet agjencisë, ndërkohë që Plangaj pret të marrë pjesë në lojërat paraolimpike që janë një sukses me vehte për Shqipërinë.