Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello ka folur mbi efektet pozitive që dha finalja e Conference League në Tiranë.
Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Bello tha se Shqipëria ja doli të lërë përshtypje të mirë në sytë e Europës. Sipas saj, kjo ishte një promovim i jashtëzakonshëm për Tiranën e gjithë Shqipërinë.
“Shqipëria ja doli të lërë përshtypje të mirë në sytë e Europës. Kjo i takon mikpritjes së qytetarëve të Tiranës që patën edhe durim përpos masave që ishin marrë. Një meritë i takon policisë, aviacionit civil, shërbimeve portuale, e veçanërisht bashkisë së Tiranës. Ajo çfarë është e veçantë është se nuk duhet ta harrojmë se të gjithë ata që erdhën, ata ishin të gjithë turistë sepse të gjithë ata morën me vete një pjesë Shqipërie. Kjo ishte një promovim i jashtëzakonshëm për Tiranën e gjithë Shqipërinë”, tha Bello.
Përsa i përket kapaciteteve akomoduese, ajo theksoi se përveç Tiranës, tifozët u akomoduan edhe në Durrës.
“Duket se kishte një dyshim e merak se si do akomodoheshin të gjthë tifozët. Në një afërsi të konsiderueshme ishte e Durrësi kapacitetet e të cilit ishin shumë të përshtatshme për t’i mirëpritur të gjithë. Ne jemi nje destiacion me bukuri ende të pazbuluara. Kapacitetet mjafuan kësaj here, por nuk do mjaftojnë nëse numri i turistëve do të rritet”, tha Bello.