Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi.

Ambasadori theksoi mbështetjen e plotë të Italisë për reformën në drejtësi.

Ai theksoi se, “Italia ndjek me interes dhe mbështet me vendosmëri ngritjen dhe funksionimin e organeve të reja të drejtësisë në Shqipëri”.

Ambasadori Bucci u shpreh se, Italia kontribuon në anëtarësimin e organeve të reja të drejtësisë në Shqipëri në forumet ndërkombëtare dhe evropiane.