Në përfundim të “Shihemi në Gjyq”, Mentori i parashtron kërkesën e tij në mënyrë të qartë vëllait, Fatmirit. Ai kërkon investimin për të cilin ka derdhur para në zonën e Malit të Robit 25 vite më parë. Toka, e cila tashmë rezulton që ka blerëse bashkëshorten e Fatmirit, me të cilën po ndahet, duhet të kalojë si fillim në emër të dy vëllezërve. Por si do të jetë reagimi i Fatmirit me këtë kërkesë të vëllait të tij që i bëhet publikisht në “E diela shqiptare” në Tv Klan?
Eni Çobani: Çfarë kërkoni nga vëllai juaj sot?
Mentor: Unë kërkoj nga vëllai im që si pikë e fundit e shpresës sime të ma japë një fjalë kur unë do ta marr pronën, kur do vijë fundi.
Eni Çobani: Pra ju po kërkoni nga vëllai juaj që kur do merrni atë pjesë të investimit që ju keni hedhur në atë zonë.
Procedura e mëtejshme, siç shpjegon Eni Çobani, vijon duke arritur një marrëveshje me pronaren e tanishme, Emanuela Muçollin që është bashkëshortja e Fatmirit për të njohur dy vëllezërit si pronarët e vërtetë. Më tej, ata duhet të drejtohen në bashkinë e Kavajës për të marrë informacionet dhe zbardhjen e situatës së masterplanit. Ndërkohë, publiku shpreh përkrahjen e tij ndaj Mentorit.
Eni Çobani: Fatmir, pranon të bësh një deklaratë noteriale për të njohur detyrimin ndaj vëllait, ligjërisht?
Fatmir: Unë ia njoh, ia jap krejt pronën se kam pasur aq probleme të mëdha sa jam i lodhur. Unë sot jetoj me shpresë të Zotit, duke medituar çdo ditë, duke iu lutur Zotit t’ia falë shqiptarëve gabimet, të pajtohen mes njëri-tjetrit. /tvklan.al/