Vendi ynë do të japë për Ukrainën 1 mln euro, pas krizës humanitare që ka përfshirë vendin pas sulmit të ushtrisë rusë. Kështu tha kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së Donatorëve në Varshavë.
‘Do të kemi mbështetje maksimale për Ukrainën. Ne kemi qenë ndër të parët që kemi dhënë kontributin tone edhe ndihmesën sa i takon forcave të armatosura. Kemi qenë edhe ndër të parët që kemi pritur refugjatët ukrainas. Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen.’- tha Rama.