“Heqja e barrierave është hapi i parë për pozicionimin e Ballkanit Perëndimor në hartën botërore të turizmit”. Deklaratën e bëri sot në Tiranë Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu gjatë hapjes së konferencës Ndërministrore për Zhvillimin e Turizmit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga RÇ.
“Ne pyetemi shpesh se çfare bëri për turizmin heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor. Dhe ne themi se rajoni pa roaming është një mundësi e madhe për të forcuar ofertat turistike e për të plotësuar politikat dhe praktikat progresive të turizmit në rajon. Rritja prej 500% e përdorimit të datave telefonike pas “Roam Like at Home” nuk mund të neglizhohet. Kishte një vlerë tregu të qartë në realizimin e “Roam Like at Home”, komuniteti i biznesit ishte i etur ta përdorur këtë politikë, qytetarët e meritojnë këtë dhe më shumë. Prandaj me 8 Qershor ne si RÇ nisim punën për të ulur tarifat e roaming mes vendeve të Ballkanit dhe Europës”, deklaroi Bregu.
Konferenca me titull “Heqja e Barrierave për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit” ku ishin të pranishëm ministrat e turizmit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të shërbejë si një forum diskutimi mbi temat me rëndësi për turizmin e rajonit.
Në fjalën e saj Mjalinda Bregu theksoi se turizmi është për transformim dhe ka fuqinë të na sjellë të gjithë së bashku, ka potencial të madh që të përshpejtojë progresin dhe transformimin e rreziqeve në mundësi në qoftëse menaxhohen mirë dhe me zgjuarsi.
“Sot turizmi ka marrë një rëndësi të veçantë ekonomike dhe sociale. Është sektori ekonomik me rritjen më të shpejtë për shumicën e vendeve të industrializuar në vitet e fundit. Kjo industri e pazakontë vendos botën në lëvizje. Në rajonin tonë jeta para pandemisë shfaqte disa prirje positive. Në 2019-ën, mëse 12 milionë njerëz ishin vizitorë në Ballkanin Perëndimor, të cilët sollën një fitim prej 7.2 miliardë eurosh. Periudha postpandemike e vitit 2021 tregon rikuperim prej 70%, në të gjitha vizitat turistike, ndërsa udhëtimet rajonale të Ballkanit Perëndimor tregojnë 92% rimëkëmbje. Turizmi ishte 10.2 % e PPB-së së rajonit dhe gjithashtu më shumë se 25% e eksporteve! Në mesatare, 11.4 % e totalit të punonjësve në Ballkanin Perëndimor ishin nga ky sektor, dhe 55 % prejt tyre gra”, deklaroi Bregu. Sipas saj “Periudha pas pandemisë verës së kaluar tregoi 70% rikuperim të vizitave turistike, ndërkohë që udhëtimet brënda rajonit të Ballkanit Perëndimor tregojnë rreth 92% rikuperim. Më lejoni të nënvizojë gjithashtu se vitin e kaluar, numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit me 114% në një vit, duke arritur në 7.2 milionë, e shumica e vizitorëve vijnë nga vendet fqinje. Prej të dhënave të fundit që kemi prej edicionit të fundit të Barometrit të Ballkanit, Mali i Zi – me 12 %, Serbia me 12% dhe Shqipëria me 11% ishin ekonomitë më të vizituara prej vizitorëve nga rajoni. Nga ato që kanë udhëtuar brënda rajonit, turizmi ishte arsyeja kryesore për 53% të pjesëmarrësve në sondazh. Duhet të theksojmë se turizmi do të jetë sektori i tretë që do të preket nga lufta në Ukrainë. Mbështetja në ardhjet e turistëve rusë në disa ekonomi të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht e lartë. Për shembull, Mali i Zi mori 15% të turistëve të saj të huaj në 2018 (para Covid-19) nga Rusia. Dhe sektori i udhëtimit dhe turizmit kontribuon në PBB-në e Malit të Zi me 13%. Ndërsa ekonomitë e tjera në Ballkanit Perëndimor janë më pak të varura nga turistët rusë”.
Më tej Bregu u ndal tek nismat e rëndësishme që RÇ ka ndërrmarë e që ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ka një pyetje të hapur për të gjithë ne – si të pozicionojmë Ballkanin Perëndimor në hartën turistike të botës? Dhe ne themi se heqja e barrierave është hapi i parë. Mundësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve në rajon. Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë me Karta Identiteti në Ballkanin Perëndimor, dhe Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë për Qytetarët E Palës së Tretë brënda Ballkanit Perëndimor janë të përgatitur për firmosje dhe do japin një shtysë të re për turizmin. Ne pyetemi shpesh se cfare bëri për turizmin heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor. Rajoni pa roaming është një mundësi për të forcuar ofertën turistike dhe që të komplementojë politikat dhe praktikat progresive të turizmit në rajon. Rritje prej 500% të përdorimit të datave telefonike pas “Roam Like at Home” nuk mund të neglizhohet. Kishte një vlerë tregu të qartë në realizimin e Roam like at Home, komuniteti i biznesit ishte i etur të përdorte këtë politikë, qytetarët e meritojnë këtë dhe më shumë. Prandaj ne kemi nisur seriozisht, dhe jo pa kosto, punën për të zvogeluar tarifat e roaming mes vendeve të Ballkanit dhe Europës. Me 8 qershor, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, fillojnë procesin e përafrimit të politikave dhe praktikave rregullatore për të konverguar drejt Tregut të Përbashkët Dixhital.”
Në konferencë ishin të pranishëm Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Delegacionit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupin; pasuar nga katër panele tematike, me një mori panelistësh duke përfshirë Tatjana Matic, Ministre e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Stasa Kosarac, Ministre e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Rozeta Hajdari, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës dhe Aleksandra Gardashevic-Slavuljica, Drejtoreshë e Përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi.