Një studim i Oksfordit ka bërë krahasimin e rreziqeve të zhvillimit të kancerit te njerëzit që konsumonin nitrate dhe nitrite dhe ata që nuk konsumonin. Rezultatet treguan se konsumimi i rregullt i produkteve që përmbajnë nitrate rrit rrezikun e kancerit të gjirit me afërsisht 25%.

Përveç kësaj, konsumimi i sasive të mëdha të ushqimeve që përmbajnë nitrite rrit rrezikun e kancerit të prostatës me gati 60%.

“Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, unë theksoj se nitratet dhe nitritet janë treguar të jenë kancerogjene për kafshët”, ka shtuar Persyn.

Ajo i këshillon njerëzit që të reduktojnë konsumin e mishit të përpunuar, sepse rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit. Mishi i përpunuar përfshin hot dog, sallam, salsiçe dhe të ngjashme.

“Gjithashtu mund ta zvogëlojmë rrezikun e kancerit duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë, si spinaqi, karotat, brokoli dhe patatet”, ka përfunduar nutricionistja.