Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri mori pjesë në takimin e 13-të të Nënkomitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ‘Tregu i brendshëm dhe konkurrenca duke përfshirë mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit’.
Në këtë takim të nivelit të lartë, Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Myzyri raportoi mbi veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021, si edhe 4 mujorin e parë të vitit 2022.
Përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan si impresionuese rezultatet e arritura nga Komisioni i Prokurimit Publik, si dhe punën e bërë në lidhje me procesin e digjitalizimit të shërbimeve E-Ankesave, faqen e re të Webit, si dhe standartet e arritura lidhur me transparencën në veprimtarinë e Komisionit sipas parimeve open data.
Nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik u raportua strategjia dhe plani i aktiviteteve për vitin 2022 me synim rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë në vendimarrje. Plani i masave të marra u vlerësua nga zyrtarët e Komisionit.
Ky është takim i 13 i nënkomitetit të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri.
Prokurimi Publik është kapitulli 5 i negociatave Shqipëri-BE. Përveç parimeve të përgjithshme të transparencës, trajtimit të barabartë, konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit, në këtë kapitull parashikohen rregullat për koordinimin e dhënies së kontratave publike për punë, shërbime dhe furnizime për autoritetet kontraktore tradicionale dhe për ato në sektorë të posaçëm. Acquis specifikon gjithashtu rregullat për procedurat e rishikimit dhe ekzistencën e mjeteve juridike.