Shqipëria ka firmosur sot marrëveshjen e bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
“Firmosim sot marrëveshjen e bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART për klasat I – II – III,” shprehet Rama.
Si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje do të krijohen 100 laboratorët e parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar.