“Autoritetet Shqiptare kanë reaguar shpejt ndaj goditjes së fundit nga kriza globale e çmimeve dhe masat mbështetëse të mara janë të mirëorientuara dhe të kufizuara në kohë”.
Kështu vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në përmbyllje të vizitës së tij në Shqipëri.
FMN thotë se masat e mara nga qeveria shqiptare deri më sot janë të mjaftueshme për menaxhimin e situatës dhe vendimi për të mos ulur taksat ka qënë i drejtë, sepse kjo mund t’u sillte fitime të zhdrejta atyre që janë më mirë ekonomikisht.
“Autoritetet kanë marrë një vendim të drejtë që kanë shmangur uljet e përkohshme të taksave, të cilat i sjellin përfitime në mënyrë të zhdrejtë atyre që janë më mirë ekonomikisht, mund të shtrembërojnë sinjalet e çmimeve, janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u zhbërë”, shkruan FMN në deklaratën përmbyllëse.
Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) , vijon FMN, ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë shqiptare.