Kancelari i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak pritet të shpallë sot një paketë të re ndihme për familjet në vështirësi ekonomikë, nga cilat do të përfitojnë nga skema e re me vlerë 10 miliardë paund.
Kjo paketë vjen si pasojë e situatës së krijuar për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet në mbarë vendin kanë arritur shifra stratosferike.
Kjo skemë ndihme do t’u jepte njerëzve në nevoje dhe do të mundësojë një zbritje prej 200 £ në faturat e tyre nga tetori, raporton The Sun.
Qeveria pritet të japë një tjetër zbritje tatimore, si një mënyrë e shpejtë dhe efektive për të futur para në xhepat e njerëzve. The Sun raporton se vlera e zbritjes mund të rritet deri në 400 £.
Një burim qeveritar thotë se masat do të jenë “të përkohshme dhe të përqëndruara”.
Paketa e fundit e mbështetjes pritet të financohet pjesërisht nga taksat mbi fitimet e tepërta të kompanive të naftës dhe gazit, e cila ka të ngjarë të hyjë në fuqi në vjeshtë.
Kriza e kostos së jetesës
Fondi i Mbështetjes së Familjeve është dyfishuar gjithashtu në 1 miliardë paund, dhe kjo u jep mundësinë këshillit lokal t’i vijë në ndihmë banorëve në vështirësi në zonën e tyre.
Shefi i një prej kompanive më të mëdha të energjisë në Britani paralajmëroi se kriza e kostos së jetesës mund të zgjasë për më shumë se një vit e gjysmë.
Inflacioni aktualisht është 9% dhe mund të rritet më tej në 10% ka paralajmëruar Banka e Anglisë.
Kostot e energjisë me shumicë po rriten për shkak të çështjeve të furnizimit global dhe luftës në Ukrainë.
Ndërkohë kostot e tjera janë rritur duke filluar nga ushqimi te karburanti, duke grumbulluar presion mbi financat e njerëzve.
Çmimet e benzinës kanë shënuar nivele rekord në muajt e fundit ndërsa çmimi i disa artikujve ushqimorë bazë është rritur deri në 60%.