Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko ka deklaruar se rindërtimi i ndërtesave në të shkatërruara në Kiev do të kushtojë 70 milionë euro.

“Kostoja e rinovimit të ndërtesave në kryeqytetin e Ukrainës pas sulmeve ruse do të arrije në 70 mln euro”, ka thënë ai.

Ndërkohë si pasojë e agresionit ushtarak të Rusisë në Keiv u dëmtuan gjithsej 390 ndërtesa. Granatimet dhe bombardimet e qytetit dëmtuan 75 institucione arsimore, 30 prej të cilave ishin parashkollorë. 17 objekte shëndetësore, 11 objekte kulturore.