Pas armatosjes së vazhdueshme të Serbisë, presidenti Serb Aleksander Vuçiç propozoi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi. Duke iu përgjigjur pyetjes për bërjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se debati publik për kthimin e detyrimit për shërbimin ushtarak është ende i hapur dhe se mund të ndodhë që propozimi i tij të mos miratohet. “Debati thjesht është i hapur, merreni me qetësi, mos nxirrni përfundime. Ndoshta do të vendoset, ndoshta jo, thjesht thashë atë që mendoj për të. Unë jam pro, por do të shohim se si do të vendoset. Ka argumente pro dhe kundër, por ky është shtet demokratik dhe gjithçka duhet diskutuar”, deklaroi Vuçiç.