Pranë detit, në shëtitoren e Shëngjinit të ftuarit shijuan koncertin dhe një panair artizanal me produkte të zonës së Lezhës. Në çeljen e sezonit turistik të Lezhës morën pjesë ministra, kryetarë të bashkive në vend dhe miq nga Kosova.
“Lezha është sot atraksion i veçantë, kombinim i 30 km det me 4 zona Tale, Shëngjin, Kune, Vain, Rana e Hedhun që i japin sharm të jashtëzakonshëm plazheve tona fantastike. Këtij aktiviteti i është bashkëngjitur festivali i gastronomisë që është qershia mbi tortë. Lezha mbretëresha e gastronomisë në vend”, pjerin Ndreu.
“Kemi bujqësi por dhe modelet më të mira të agroturizmit”, ministrja Kumbaro.
“Ku më mirë se Lezha mund të hapet sezoni që bashkon detin dhe fshatin”, ministrja Krifca.
Në darkën gala që u zhvillua në një nga resortet e Kunes u bashkua dhe kryeministri Edi Edi Rama.