Kryeministri Edi Rama duke folur nga Kuvendi i Shqipërisë, atje ku dha mesazhin e tij të fortë presidenti Zelensky, tregoi edhe detaje nga biseda e tij me këtë të fundit kohë më parë.
Ai tha se të dy liderët kishin planifikuar bashkëpunimin dhe intensifikimin se si qytetarë ukrainas të kishin një shtëpi të dytë pushimi në Shqipëri. Mes të tjerash Rama tha se duket se lufta do të jetë e gjatë.
“Qëndresa juaj e palëkundur, pamjet e kësaj tragjedie të paimagjinueshme, deri në ditën e hyrjes së forcave ruse në territorin sovran të Ukrainës, janë sakrifica ekstreme dhe shërbim i paçmuar që ju dhe vendi juaj po i bëni botës dhe një Europe të përgjumur. E kujtoj shpesh bisedon tonë në Kiev dhe dëshirën tuaj që Shqipëria të behej vendi që Ukrainasit të kishin shtëpitë e dyta për pushime. Të gjithë e dimë se tani më kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, dhe kjo ditë e zgjat shumë shtegun shumë të ngushtë drejt paqes. Nëse sot në Shqipëri do të vijnë ukrainas që ikin nga lufta, nesër dëshira juaj që ata të vijnë këtu në shtëpitë e dyta, për të kaluar pushtimet, do të bëhen realitet. Ju keni gjëra më të rëndësishme për të bërë i nderuar president. Ju shpreh në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve mbështetje. Zoti qoftë me ju dhe Ukrainën heroike!”, tha Rama.