Deputetë, efektivë policie dhe punonjës të administratës, janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Makina inteligjente e vendosur në akset e qyteteve, në rrugët interurbane dhe në autostradën e Kombit, për një javë ka kapur me shkelje për tejkalim shpejtësie, përdorim telefoni apo mosvendosje të rripit të sigurimit, 30 mjete në pronësi të efektivëve të policisë.

5 në pronësi të deputetëve të parlamentit si dhe 20 mjete në pronësi të institucioneve shtetërore. Report Tv mëson se tejkalimet e shpejtësisë arrijnë nga 40 mbi normën e lejuar deri në 130 km.h/.

Gjobat dhe heqja e pikëve në patentë dhe masat plotësues u janë hedhur në sistem.

Pas aksidentit që ndodhi një javë më parë në Tiranë, ku Ajas Sulejmani përplasi çiftin Konomi bashkë me foshnjën e tyre 3 muajshe, teksa po kalonin vijat e bardha dhe me semafor jeshil ndezur, policia rrugore intensifikoi kontrollet për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.