Pediatria e re në spitalin rajonal të Elbasanit do të hapë dyert pas pak ditësh.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndau pamje nga ambientet e rikonstruktura të pediatrisë.
“Ja dhe Pediatria e re e Elbasanit, që do të hapë dyert pas pak ditësh”, shprehet Manastirliu.
Investimet në shëndetësi kanë transformuar spitalet rajonale duke ofruar jo vetëm kushte më të mira, por edhe më shumë shërbime cilësore për pacientët.
Ndërtesa e vjetër të spitalit të Kirurgjisë në qytetin e Elbasanit, ndërtim i vitit 1976, iu nënshtrua rikonstruksionit të thellë dhe sot është kthyer në spital të Urgjencës dhe të Patologjisë, me dy shërbime kryesore, Neurologjinë dhe Kardiologjinë.
Spitali ofron një shërbim me rreth 76 shtretër, 25 për urgjencën, 35 për kardiologjinë, 23 për neurologjinë, sipas standardeve të një spitali rajonal.