Zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe zyrtarë të tjerë janë gjetur të përfshirë në korrupsion, deklaron ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Në një deklaratë për mediet, Manja thotë se janë dy skema, që dokumentojnë korrupsionin e zyrtarëve dhe që do t’i dorëzohen Prokurorisë së Posaçme:
“Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja më e lartë e agjencisë së trajtimit të pronave, rezulton e përfshirë në korrupsion. Kam firmosur kallëzimin që do t’ia adresoj SPAK. Është radha e tij të vazhdojë hetimet. Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, nëpërmjet të cilave zyrtarë të lartë të agjencisë së trajtimit të pronave janë përfshirë në abuzime.
I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha nëse zyrtarja më e lartë që do të kallëzohet në SPAK për korrupsion është Jonida Baçi, Manja përgjigjet:
“Sigurisht që e kam për drejtoreshën e kësaj Agjencia, e cila është shkarkuar para pak ditësh me propozimin tim”.
“Kemi ish-pronarë që brenda një harku kohor brenda 17 ditësh janë kompensuar me shuma marramendëse. Në këtë skenë të kompensimit ka dyshime për abuzime dhe shpërdorim detyre. Kam parasysh nivelin më të lartë drejtues. Kjo i ngelet SPAK dhe për të çuar para përgjegjësisë personat konkretë. Mbetemi të hapur për të dispozicion çdo dokument. Kallëzimin që do të depozitoj në SPAK ka të bëjë me tre vepra penale. Javës tjetër drejtoria e përgjithshme anti-korrupsion do të ndajë raportin. Për shkak të rëndësisë, e veçova këtë kallëzim”, thotë më tej ministri.