Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri -SHBA, Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ndodhet në Tiranë.
Mike Pompeo vjen në Tiranë më ftesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.
Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.
“Ditën e hënë, në orën 10:00, në Hotel “Sheraton”, Kuvendi i Shqipërisë, me nismën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe nën kujdesin e Kryetarit të Grupit, z. Taulant Balla, do të organizojë një veprimtari kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në këtë veprimtari do të përshëndesë Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe personalitete të tjera të larta”, thuhet në njoftim.